Gabigol: Ky është mesazhi që kam për Inter

Futboll

Gabigol: Ky është mesazhi që kam për Inter

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 00:48
Gabriel ‘Gabigol’ Barbosa

Gabriel ‘Gabigol’ Barbosa ka shprehur pakënaqësinë e tij me Inter-in sepse “ata nuk më dhanë asnjë mundësi”. Sulmuesi i kushtoi 29,5 milionë euro zikaltërve, të cilët e morën nga Santos, por nuk arriti të përshtatej me futbollin italian. Pas gjashtë muajve huazim te Befica, ku kaloi një situatë të ngjashme, ai u kthyer te klubi brazilian.

“Jam kthyer të jem i lumtur dhe të luaj”, ka thënë 21-vjeçari. “Kjo është gjëja më e rëndësishme për çdo lojtar. Nuk ka qenë kështu më parë. Kur shkova tek Inter, trajneri foli me mua, por pati shumë ndryshime në drejtim të skuadrës brenda një kohe të shkurtër. Klubi nuk po kalonte një moment të mirë dhe vendosi t’i besonte lojtarëve me eksperiencë. Unë e kuptova këtë”.

“Ata nuk më dhanë kurrë asnjë mundësi, as pesë ndeshje radhazi për të parë nëse isha me të vërtetë gati. Nuk e pata kurrë atë vazhdimësi dhe kjo më ka bërë të ndihem keq sepse nuk pata mundësinë të bëja atë që doja më shumë në botë: të luaja futboll”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat