Gatusso: Ludogorets ka më shumë eksperiencë

Futboll

Gatusso: Ludogorets ka më shumë eksperiencë

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 23:40
Gennaro Gattuso

Gennaro Gattuso pretendon se Ludogorets ka më shumë eksperiencë në Europa League se Milan dhe nuk duhet të nënvlerësohet.

“Kemi respekt për Ludogorets. Pasi në gjashtë vitet e fundit ata kanë luajtur më shumë se Milan në këtë kompeticion,” shprehet Gattuso në konferencën për shtyp.

“Kur i studiova, pashë disa karakteristika precize dhe lojtarë që, nëse kanë hapësira, mund të të ndëshkojnë. Nuk do t’i nënvlerësojmë, pasi mendoj se mund të na shkaktojnë probleme.

“Në të shkuarën, Real Madrid, Liverpool dhe Lazio kanë vuajtur këtu. Gjithsesi, nuk do të mendojmë negativisht. Nëse humbasim, nuk do të zhytemi në depresion. Momente negative do të ketë në futboll, i kemi kaluar dhe shpresojmë të rikthehemi këtu.

“Ludogorets ka më shumë eksperiencë ndërkombëtare sesa lojtarët e Milan, por kjo nuk duhet të na bëjë të ndihemi të pasigurt. Në fakt, duhet të na ndihmojë të jemi të fokusuar.

“Ne jemi Milan, në 30 vitet e fundit kemi fituar shumë në Evropë dhe fanella duhet respektuar.”

Ështër aportuar se Gatusso-s do t’i ofrohet një kontratë e re nga drejtuesit, e cila pritet të jetë deri në qershor të 2020.

“Nuk më kanë pëlqyer asnjëherë komplimentet, si kur isha lojtar si dhe tani që jam trajner. Siç kam thënë edhe më parë, jam duke jetuar ëndrrën time tani, kam shumë përgjegjësi mbi shpatulla dhe jam krenar për punën time.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat