Ronaldo e Marcelo ashtu si dinë, lanë kokulur PSG-në - Bota Sot
Ronaldo e Marcelo ashtu si dinë, lanë kokulur PSG-në

Futboll

E mërkurë, 21 shkurt 2018

Ronaldo e Marcelo ashtu si dinë, lanë kokulur PSG-në

Nga: Kemajl Goca Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 22:45
Pamje nga takimi

Cristiano Ronaldo e Marcelo ashtu si dinë me mjeshtritë e tyre, i siguruan fitoren me rezultat 3:1 Real Madridit kundër PSG-së, në ndeshjen e parë të tetës së finales së Champions League në futboll. Dy golat e Ronaldos dhe një i Marcelos shokuan ekipin parisien. Reali bën një hap drejt çerekfinales, ndërsa PSG-në e pret punë e madhe në Paris.

Sfida mes Real madridit dhe PSG-së, pa dyshim se ka qenë sikurse një finale, për faktin se u takuan dy skuadrat më të mira tash për tash në botë.

Ronaldo e Benzema te Reali e Mbappe, Cavani e Neymar te PSG, me bashkëlojtarët e tyre luftonin në çdo cep të fushës. Në 45minutat e parë u shënuan dy gola. Në minutën e 33-të, Adrien Rabiot kaloi në epërsi PSG-në, duke lënë pothuajse 80 mijë shikues pa frymë. Por në çastet e fundit të pjesës së parë penallti për Realin, të cilën e ka realizuar me mjehshtri Cristiano Ronaldo, për të cilin janë 100 gola vetëm me Real Madridin në Champions League. Në minutën e 83-të, Ronaldo me vetëmohim të pashoq  shënoi për 2:1, por pas tre minutave edhe braziliani Marcelo realizoi për ta thelluar fitoren në 3:1.

Image

Real-PSG 3:1

Stadiumi:Santiago Bernabeu në Madrid.

Shikues: 80000.

Gjyqtar: G. Rocchi (Italia).

Shënues: Ronaldo (45'-nga penalltia e 83'), Marcelo (86') -Tabiot (33').
Kartonat e verdhë: Nacho, Isco - Neymar, Celso, Meunier e Rabiot.

Real Madrid: Navas; Nacho, Ramos, Varane, Marcelo; Modric, Kroos, Casemiro (Lucas 79'); Isco (Asensio 79'), Benzema (Bale 68'), Ronaldo

PSG: Areola, Alves, Marquinhos, Kimpembe, Berchiche, Verratti, Lo Celso (Draxler 84'), Rabiot, Mbappe, Cavani (Meunier 66'), Neymar.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test