Ronaldo 100 gola me Realin në Champions

Futboll

Ronaldo 100 gola me Realin në Champions

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 21:47
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka shënuar vetëm me Real Madridin 100 gola në Ligën e Kampionëve.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka arritur një shifër të pabesueshme, duke shënuar 100 gola vetëm me Real Madridin në Ligën e Kampionëve.

Portugezi këtë e arriti me golin që shënoi ndaj PSG-së në ndeshjen që po zhvillohet në Santiago Bernabeu.

Në total Ronaldo ka 115 gola në garën më të madhe për klube në botë, i ndjekur nga Messi që ka 97 me Barcelonën.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat