Partizani nuk realizon dot përmbysjen e madhe, Skënderbeu bën detyrën - Bota Sot
Partizani nuk realizon dot përmbysjen e madhe, Skënderbeu bën detyrën

Futboll

E hënë, 28 maj 2018

Partizani nuk realizon dot përmbysjen e madhe, Skënderbeu bën detyrën

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 19:00
Skënderbeu para ndeshjes

Janë Skënderbeu dhe Flamurtari dy skuadrat e tjera që siguruan një biletë për në fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë duke iu bashkuar Kukësit dhe Laçit. Partizani iu afrua shumë përmbysjes së madhe por në fund nuk ia doli të eliminonte Flamurtarin që u kualifikua më tej në sajë të golit në fushë kundërshtare pasi rezultati i përgjithshëm i të dyja sfidave ishte 2:2. Vlonjatët gjetën epërsinë në pjesën e parë me Sidiben por Partizani arriti të gjente golin e barazimit me Trashin në të 38-tën. 12 minuta përpara fundit të kohës së rregullt të kuqtë përfituan nga një gafë e portierit të miqëve Nurkovic me Asanin që kaloi në avantazh Partizanin, por deri në fund pavarsisht përpjekjeve të shumta kryeqytetasit nuk shënuan dot golin e 3-të që do t’i kualifikonte më tej. Bëri detyrën Skënderbeu që mposhti edhe në sfidën e kthimit Teutën, këtë herë 3-0 me golat e Lilajt dhe Sowe që u zhbllokua duke shënuar dy herë. Korçarët siguruan gjysmëfinalet e Kupës pasi eliminuan skuadrën e trajnerit të sapoemëruar Gentian Begeja me rezultat të përgjithshëm 5:0.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test