Shkupi në qiellin e shtatë, deklasoi ekipin maqedon

Futboll

Shkupi në qiellin e shtatë, deklasoi ekipin maqedon

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 18:53
Lojtarët e Shkupit

FC Shkupi nisi sezonin pranveror në Ligën e Parë Ftbollistike të Maqedonisë me fitore bindëse ndaj skaudrës së Akademia Pandevit pran rezultatit 5:2. Tripletë e Iljoskit dhe golat e Jasharoskit dhe Stojkoskit, mjaftuan për të arkëtuar 3 pikët e parë në vazhdim të Ligës së Parë.

Aksionin e parë e regjistruam në minutën e 3, kur depërton Maliqi dhe asiston në zonë, ndërsa Iljoski i bllokuar nga mbrojtja mysafire, arrin të godas, por vetëm skaj portës. Në minutën e 7 mat pozita për mysafirët me dy lëvizje. Degazhon thellë portieri Suat Zendeli , ndërsa Bazhe Iljoski , pasi kalon dy mbrojtës, gjen këndin e duhur për 1-0. Në minutën e 12 asistin Stojkoski, ndërsa Ilojski bllokohet brenda zonës. Dhe vetëm pas disa minuta rezultati ishte 2-0, kur Bazhe Iljoski mashtron fillimisht portierin mysafirë dhe pastaj me lehtësi shënon për 2-0. Në minutën e 23 vjen goditja e tretë në portën e Akademia Pandevit, me autorin e njëjtë, Bazhe Iljoskit. Sulmuesi I FC Shkupit në debutimin e rij kompletoi tripletën pas asistimit të Alen Jasharoskit.Vetëm 3 minuta më vonë kanosën mysafirët e Akademia Pandev, mirëpo në nivel të detyrës është portieri Suat Zendeli. Mysafirët në aksionin e parë më konkret arrijnë të shënojnë gol, ndërsa autor ishte Gjorgji Stoilov, që gjendet në vendin e duhur, pasi Krivanjeva nuk arrin të largojë topin jashtë zonës.

Në aksionin e parë në pjesën e dytë, FC Shkupi arrin deri te penaltia, pas ndërhyrjes ndaj Stojkoskit në zonën e rrezikut. Mirëpo goditjen nga 11 metra, Bazhe Iljoski, nuk arrin të konvertojë në gol. Në anën tjetër Sashko Pandev kanoset me kokë, por topi shkon mbi portë. Në minutën e 59 vjen edhe goditja e katërt në portën e mysafirëve. Bunjamin Shabani asiston nga mesi i fushës, ndërsa Jasharoski mposht për herë të katërt portierin mysafirë për 4-1. Një kundërsulm i shpejt i mysafirëve u kurorëzua me gol, kur shënon sulmuesi italian Grifoni. Në minutën e 79 , FC Shkupi kompleton “manitan” ose shënon golin e 5-të, kur Shpend Asani asiston para zonës, ndërsa Stojkoski me lehtësi mposht portierin mysafirët për 5-2. deri në fund nuk kishte ndryshim të rezultatit dhe FC Shkupi arkëtoi 3 pikët e para pranverore.

FC Shkupi – Akademia Pandev 5:2 (3:1)

Stadiumi: “Boris Trajkovski”, Shikues: 400

Arbitrat:Dejan Jakimovski, Nikol Zharakolev, Goran Manasiev, Sotjnaço Stojanov

FC Shkupi: Suat Zendeli , Edis Maliqi, Muharem Bajrami, Blagoja Ljamçevski, Omar Imeri, Basilio Ndong, Besart Krivanjeva, Bazhe Iljoski, Ermedin Adem, Kristijan Stojkoski, Alen Jasharoski.

Akademia Pandev: Vujanac, Atanasoski, Iliev, Dimov, Ivanov, Stoilov, Atanasov J., Pandev S, Grifoni, Baldovaliev, Çeshmexhiev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat