Servilët që po mundohen ta shtrembërojnë historinë - Bota Sot
Servilët që po mundohen ta shtrembërojnë historinë

Futboll

E mërkurë, 21 shkurt 2018

Servilët që po mundohen ta shtrembërojnë historinë

Nga: Nexhmedin Bunjaku Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 18:03
Nexhmedin Bunjaku

Debate

Me vite të tëra është duke u bërë debat rreth pavarësimit të futbollit të Kosovës, në një anë veprimtarët dhe pjesëmarrësit në pavarësim, dhe në anën tjetër servilët që për interesa personale dhe të dirigjuar nga strukturat udhëheqëse të FFK-së që nuk deshën apo nuk patën fatin të jenë pjesë e kësaj historie, po tentojnë të shtrembërojnë këtë histori.

Zanafilla e mospajtimeve është që nga dalja në opinion e Monografisë së 20 vjetorit të pavarësimit të futbollit të Kosovës e shkruar në 86 faqe, por e vlerësuar nga opinioni futbolldashës si monografi e dështuar, monografi që në brendësi përmban të pavërteta dhe gënjeshtra që do të thotë se mbi 90% e përmbajtjes së kësaj monografie tregon të kundërtën e fakteve dhe dëshmive të shumta që ekzistojnë. Sa e sa herë u dëshmuan me fakte dhe argumente këto mangësi të kësaj monografie nga protagonist direkt që ishin pjesë e pavarësimit dhe kësaj historie, sa e sa herë veprimtarë të shumtë të asaj kohe plasuan në opinion dëshmi dhe fakte që tregonin të kundërtën e shumicës së asaj se çka shkruante në atë monografi, sa e sa herë u është bërë me dije servilëve të federatës, se faktet dhe dëshmitë flasin ndryshe nga ajo që pretendoni ju, sa e sa herë është ngritur zëri se kjo histori e mundit dhe sakrificës, nuk mund të shtrembërohet nga askush e aq me pak nga ata që nuk ishin pjesë e kësaj historie dhe servilët e tyre që për interesa te tyre personale provojnë të manipulojnë me opinionin, që për interesa personale shkelin mbi djersën dhe sakrificën e gjithë atyre veprimtarëve që dhanë shume për pavarësimin e futbollit të Kosovës.

Pas një heshtjeje të theksuar të këtyre servilëve, kohët e fundit prapë lajmërohen hijet e zeza, dhe prapë me të njëjtat veprime që ju dështuan në të kaluarën kundrejt fakteve dhe dëshmive, dhe prapë me të njëjtat të pavërteta provojnë të marrin atribute apo të dëshmojnë para prijësve të federatës servilizmin e tyre. A thua se me këto veprime, këta servil po tentojnë të paralajmërojnë “ngjalljen” e shokëve të Llakoviqit e të tjerëve, por një gjë këta po e harrojnë se faktet dhe dëshmitë janë në duar të sigurta dhe ato dëshmojnë të kundërtën e pretendimeve të këtyre servileve (mbi 300 faqe dhe fotografi). Si në të kaluarën, ashtu edhe tash së shpejti, në opinion do plasohen edhe shumë dëshmi që dëshmojnë rrugëtimin e pavarësimit të futbollit të Kosovës që nga dita e parë dhe nga gurthemeli i parë i FFK-së, nga veprimtarët dhe pjesëmarrësit direkt që ishin pjesë e kësaj historie. 

Asnjëherë dhe në asnjë mënyrë, nuk do të harrohen kontributet e fshatarëve që ndihmuan në zhvillimin e ndeshjeve nëpër fusha të improvizuara si; fusha në Llukar, Sadovinë, Varosh, Malishevë (Gjilan), Raushiq, Kçiç, fusha e Flamurtarit, fusha te lisat e Klinës (Prekaz), Tërrn, Pozheran, Dumnicë, Novosellë, fusha në Drenas, Komoran, Hogosht, Studençan, Opojë, Zllakoqan etj. Po i pyes krerët e sotëm të FFK-së, a i dijnë se ku gjenden këto fusha dhe a kane qenë ndonjëherë ti vizitojnë fshataret e këtyre vendeve që janë pjese e kësaj historie. Mos provoni të përfitoni mbi djersën dhe sakrificën e të tjerëve, se në fund do pendoheni pse e bëtë këtë.

Autori është ish futbollisti i Dritës nga Gjilani dhe ish gjyqtar i futbollit

Qëndrimet nuk janë të redaksisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test