Bayern vendos për fatin e James

Futboll

Bayern vendos për fatin e James

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 17:32
James Rodriguez

Bayern Munich është i kënaqur me paraqitjet e James Rodriguezit këtë sezon dhe do të blejë kartonin e tij verën e ardhshme

Mesfushori kolumbian, James Rodriguez është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Bayern Munichut këtë sezon, sidomos që prej ardhjes së trajnerit Jupp Heynckes.

Sipas Sport Bild, Bayerni është i kënaqur me kolumbianin dhe do të shfrytëzojnë opsionin për transferimin e tij.

James është i huazuar në Munich deri në vitin 2019, me mundësi blerje për 45 milionë euro.

Bavarezët do të paguajnë vetëm 35.2 milionë euro, pasi do të marrin përsipër edhe pagën e lojtarit, që është tetë milionë euro.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat