Alves, 15 vite kundër Realit - Bota Sot
Alves, 15 vite kundër Realit

Futboll

E mërkurë, 21 shkurt 2018

Alves, 15 vite kundër Realit

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 16:59
Dani Alves

Dani Alves sonte pritet të luajë kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve me skuadrën e PSG

Nëse Dani Alves luan sonte ndaj Real Madridit, atëherë ky do të ishte sezoni i 15 më radhë që braziliani ka luajtur të paktën një herë kundër brazilianëve.

Njëkohësisht, PSG do të ishte skuadra e katërt e Alvesit kundër Realit, kundër të cilës skuadër ka bilanc shumë pozitiv.

Braziliani spikat për numrin e madh të ndeshjeve kundër madrilenëve (43) dhe etapa e tij e suksesshme me Barcelonën bën që të ketë më shumë fitore sesa humbje (22 me 15).

Por, duhet thënë që sfida e fundit kundër “Los Blancos” ka qenë e dhimbshme për mbrojtësin e djathtë, pasi bëhet fjalë për finalen e Cardiffit, ku Reali mundi Juventusin me rezultatin 4-1.

Historia e Dani Alves kundër Realit nis në prill të vitit 2003, me takimin Sevilla-Real Madrid, kur lojtari që sot luan me PSG pati përballë Zinedine Zidane. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test