Klopp: Liverpool do ta kishte mposhtur PSG-në

Futboll

Klopp: Liverpool do ta kishte mposhtur PSG-në

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 16:57
Klopp

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp beson se skuadra e tij do ta kishte mposhtur PSG në Ligën e Kampionëve

Jurgen Klopp beson se Manchester City është skuadra më e fortë në Evropë për momentin, sepse po luan në nivelin më të lartë.

“Ndoshta skuadra më e fortë në Evropë për momentin është Manchester City. Ne kemi luajtur dy ndeshje kundër tyre dha ai ishte niveli më i lartë”, tha Klopp gjatë konferencës për media.

Ndërsa për PSG-në tha se është skuadër tjetër, të cilën do ta mposhteshin.

“PSG është pak ndryshe, por nuk i përcjell ata, sepse tashmë e di se nëse do të takoheshim kundër tyre do të kishim fituar”.

Liverpool sonte luan ndaj POrtos në udhëtim, ndërsa PSG ndaj Real Madridit në Santiago Bernabeu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat