Shkëndija shmang humbjen në çastet e fundit nga Vardari

Futboll

Shkëndija shmang humbjen në çastet e fundit nga Vardari

Nga: K.Goca Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 16:12
Besart Ibraimi

Skuadra e Shkëndijes nga Tetova, kampion vjeshtor, nxori një pikë në derbin e madh të Maqedonisë, duke luajtur baras (1:1) me kampionin në fuqi, Vardarin, në ndeshjen e javës së 19-të. Në një atmosferë të mirë sportive, Shkëndija nuk arriti më shumë se një pikë madje evitoi humbjen në çastet e fundit.

Në minutën e 78-të, Boban Grncarov kaloi në epërsi Vardarin, por pas shtatë minutave (85’) shënuesi më i mirë në Maqedoni, Besart Ibraimi barazoi rezultatin 1:1. Shkëndija kryeson klasifikimin me 47 pikë, shtatë më shumë se Vardari në vend të dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat