Shkupi shtang Pandevin, Renova la pa fjalë Rabotniçkin

Futboll

Shkupi shtang Pandevin, Renova la pa fjalë Rabotniçkin

Nga: Kemajl Goca Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 16:01
Pamje nga një ndeshje

Skuadra shqiptare Shkupi shënoi fitore të thellë me rezultat 5:2 kundër Akademija Pandev, në ndeshjen e javës së 19-të të Kampionatit të Maqedonisë. Futbollistët shqiptar dhanë maksimumin dhe e nisën me këmbë të mbarë pranverën.

Golat për Shkupin i shënuan: Ilijoski (7', 17' e 23'), Jasharovski (59') e Stojkovski (79') dhe për Pandevin: Stoilov (31') e Grifoni (71'). Shkupi ngjitet në vend të katërt me 26 pikë, ka pikë më shumë se Akademija Pandev në pozitën e pestë.

Renova nga Xhepçishti i Tetovës befasoi me lojë të madhe, duke importuar një pikë domethënëse nga Shkupi. Ata treguan angazhim të pashoq dhe u ndanë baras (0:0) me Rabotniçkin. Renova mban vendin e tetë me 19 pikë, pesë me pak se Rabotniçki në pozitën e gjashtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat