Prishtina me lehtësi, Vëllaznimi më vështirësi kualifikohet

Futboll

Prishtina me lehtësi, Vëllaznimi më vështirësi kualifikohet

Nga: K.Goca Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 15:15
Pamje nga një ndeshje

Skuadra e Prishtinës pa ndonjë vështirësi është kualifikuar në çerekfinalen e Kupës së Kosovës, e cila në stadiumin në Ferizaj e mundi me rezultat të thellë 5:0 Kosovën nga Prishtina.

Në minutën e 22-të, Prishtina kalon në epërsi me golin e realizuar nga Drashko Bozhoviç.  Një minutë pa përfunduar pjesa e parë Ahmed Januzi ngriti epërsinë në 2:0.

Në minutën e 45+1′, Prishtina e realizon edhe golin e tretë me Debatik Currin. Në minutën e dytë të pjesës së dytë Guthier Makenda thellon epërsinë në 4:0 dhe Khalid në 5:0 (83’).  Vëllaznimi nga Gjakova u kualifikua më te. Ata shënuan fitore të vështirë me rezultat 1:0 ndaj Rahovecit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat