Llapi hesht Mitrovicën

Futboll

Llapi hesht Mitrovicën

Nga: K.Goca Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 14:45
Llapi

Kampioni vjeshtor Llapi nga Podujeva është kualifikuar në çerekfinalen e Digitalb Kupa e Kosovës. Futbollistët llapjan u treguan më të shkathët dhe me sukses ia dolën të kualifikohen, duke mënjanuar kampionin në fuqi, Trepçën ’89 nga Mitrovica.

Llapi fitoi me rezultat 2:0 ndaj mitrovicasve, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Gjithçka mori fund në fund të takimit, kur llapjanët realizuan përmes Mirlind Dakut në minutën e 86-të, i cili ka qenë i pagabueshëm nga penalltia dhe Ilir Blakçorit në atë të 89-të. Trepça ’89 eliminohet, Llapi vazhdon më tej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat