Drita dhe Drenica kualifikohen në çerekfinale

Futboll

Drita dhe Drenica kualifikohen në çerekfinale

Nga: K.G. Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 14:37
KF Drita

Skuadra e Dritës nga Gjilani dhe Drenica nga Skenderaj janë kualifikuar në çerekfinalen e Digitalb Kupa e Kosovës në futboll. Drita triumfoi me rezultat 1:0 kundër Istogut vendas.

Sulmuesi Haxhi Neziraj është kreator i fitores së Dritës, duke shënuar në minutën e 15-të. Drenica ngadhënjeu bindshëm 7:1 ndaj Arbërisë nga Dobraja.

Drenica dominoi takimin dhe pa asnjë vështirësi triumfoi nën udhëheqjen e trajnerit Sadat Pajaziti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat