Real Madrid nuk do ta pengonte aspak të luante për Barcelonën

Futboll

Real Madrid nuk do ta pengonte aspak të luante për Barcelonën

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 14:09
Di Maria

E kaluara e tij te Real Madrid nuk do ta pengonte aspak të luante për Barcelonën. Kështu ka deklaruar Angel Di Maria në një intervistë të dhënë për mediat franceze. 29-vjeçari thekson se raporti i tij me madrilenët ka përfunduar prej kohësh dhe diçka e tillë nuk do të përbënte problem aktiviminin e tij me katalanasit.

“E kam mbyllur ciklin me Realin prej disa vitesh, ndaj nuk shoh ndonjë pengesë për të luajtur në të ardhmen me Barcelonën. Isha pranë Barçës gjatë verës së kaluar, por marrëveshja për arsye që dihen tashmë nuk u arrit.”

Gjithsesi argjentinasi e ka një klub me të cilin nuk do të luante kurrë: Newell’s Old Boys, kjo pasi Di Maria është tifoz i Rosario Central, aty ku dhe nisi karrierën e tij si futbollist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat