Kampioni i Zvicrës Baseli është mposhtur me rezultat 4:0 nga Manchester City, në ndeshjen e parë të tetës së finales së Champions League në futboll. Baseli pothuajse është i eliminuar sepse në Etihad do ta ketë shumë të vështirë të përmbys humbjen ndaj gjigantit anglez. Taulant Xhaka është paraqitur titullar për Baselin dhe mori notë të mirë.
Portali zviceran “Blick” e ka vlerësuar Xhakën me notën 4. Kështu janë vlerësuar lojtarët e Baselit: Tomas Vaclik 3, Taulant Xhaka 4, Léo Lacroix 2, Marek Suchy 3, Michael Lang 3, Fabian Frei 2, Geoffrey Serey Die 3, Blas Riveros 2, Mohamed Elyounoussi 2, Valentin Stocker 3, Dimitri Oberlin 2.