Ish-lojtari i Tottenham Hotspur dhe Hull Cityt, Ryan Mason ka dhënë dorëheqje nga futbolli aktiv në moshën 26-vjeçare.
Anglezi u detyrua të tërhiqej për shkak të një lëndimi në kokë, të marrë një vit më parë.
Trajneri i Spurs, Mauricio Pochettino ia ka gjetur një punë të re 26-vjeçarit. Ai e ka ftuar në klubin e Tottenhamit për t’u bërë një menaxher apo pjesë e stafit te grupmoshat e reja.
Mason, e nisi karrierën në “White Hart Lane”, ku zhvilloi afro 60 paraqitje dhe shënoi 4 gola. Ai më pas u huazua te disa klube si Yeovil Town, Doncaster, Millwall, Lorient dhe Swindon, para se të transferohej te Hulli në vitin 2016.