Real Madrid – Mbappe, ja çfarë ndodh para ndeshjes në Bernabeu

Futboll

Real Madrid – Mbappe, ja çfarë ndodh para ndeshjes në Bernabeu

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 08:18
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe, sërish në radarin e Real Madridit.

Real Madrid ka ringjallur interesimin për transferimin e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.

“Los Blancos” e kërkuan yllin francez edhe në verën e vitit të kaluar para se ai të largohej nga Monaco për te rivali i madh nga Ligue 1.

Por, “France Football” shkruan se Real Madrid vazhdon ta monitorojë Mbappen me mundësi të transferimit të tij në Santiago Bernabeu në vitet e ardhshme.

Mbappe do të luajë sonte kundër Real Madridit në Bernabeu në duelin e xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat