Manchester City i pamëshirshëm për Baselin

Futboll

Manchester City i pamëshirshëm për Baselin

Nga: Kemajl Goca Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 22:41
Festimi i golit

Manchester City pothuajse e ka siguruar kualifikimin në çerekfinalen e Champions League në futboll. Kampioni i Zvicrës, Baseli, nuk ishte rival i denjë karshi liderit të Premier Leagues, Manchester City, duke pësuar humbje të thellë me rezultat 4:0, në ndeshjen e parë. Në një atmosferë të mirë në "St. Jakob-Park" City sundoi sfidën. Qysh në 45 minutat e parë gjithçka u pa se City do ta ketë fjalën kryesore dhe do të kthehet me fitore të thellë.

Serinë e golave e nisi Ilkay Gundogan kur shënoi në minutën e 14-të, pas katër minutave edhe Bernardo Silva, duke thelluar epërsinë në 0:2. Sergio Aguero ka qenë në formë të mirë, i cili thelloi rezultatin në 0:3 në minutën e 23-të. 

Ilkay Gundogan e kishte mbrëmjen e tij, shënoi edhe golin e dytë në minutën e 53-të dhe të fitores së thellë 4:0.  Shqiptari Taulant Xhaka u paraqitë standard, kurse Albian Ajeti nga minuta e 71-të. Xhaka është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 38-të, ndërsa Baseli pothuajse është i eliminuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat