UEFA detyron Anderlechtin të rimbursojë, tifozët e Bayernit

Futboll

UEFA detyron Anderlechtin të rimbursojë, tifozët e Bayernit

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 18:27
UEFA detyron Anderlechtin të rimbursojë, tifozët e Bayernit

Që sot ndoshta do të jetë më e veshtirë që çmimet e biletave të mos jenë në lartësinë e sfidës. Uefa me një vendim të paprecedent ka urdhëruar Anderlecht që të rimbosrojë një pjesë të çmimit të paguar nga tifozët gjermanë për të qenë prezent në ndeshjen e Championsit të 22 nëntorit të kaluar me Bajernin e Mynihut.

Klubi belg duhet ti paguajë cdo tifozi të Bajernit 30 euro, afati kohor për të rimbursuar është fiksuar në 15 ditë. Duke llogaritur numrin e fansave bavarezë që ndoqën skuadrën në Belgjikë, Anderlechti do të paguajë në total pak a shumë 27 mijë euro, natyrisht janë thërrime për një klub europian, por sinjali është shumë i rëndësishëm në luftën e tifozëve ndaj çmimeve të shtrenjta.Vendimi i Uefas vjen pas Bajerni i Mynihut me inistativën e tij dhe nga arkat e tij, kishte rimbursuar që më parë nga 30 euro për çdo tifoz, kështu nga çmimi fillestar i biletës që ishte 100 euro, tani ata që ndoqën ndeshjen në stadium do të ketë paguar vetëm 40 euro, duke qenë se marrin mbrapsht 60% të çmimit të paguar fillimisht për biletën.

Një kuriozitet interesant është se klubi bavarez pas ndeshjes mori një gjobë nga UEFA pasi nuk kishte arritur të evidentonte protestën e tifozëve të tij, që shprehën pakënaqësinë për çmimin e lartë të biletës prej 100 eurosh, me shpalosjen e banderolave kontestuese ndërsa para vërshëllimës së fillimit të ndeshjes hodhën në terrenin e lojës qindra kartmonedha false.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat