Tipuriç flet me krenari për skuadrën shqiptare - Bota Sot
Tipuriç flet me krenari për skuadrën shqiptare

Futboll

E mërkurë, 15 gusht 2018

Tipuriç flet me krenari për skuadrën shqiptare

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 18:21
Tipuriç flet me krenari për skuadrën shqiptare

Qendërmbrojtësi austriak me prejardhje nga Bosnja e Hercegovina, sot ka arritur në Shkup, për të përfunduar dhe zyrtarizimin e vënies së firmës në kontratën që e lidh atë me FC Shkupin për 18 muajt e ardhshëm. Padyshim se skuadra e udhëhequr nga trajneri Ardian Nuhiu, pas të gjitha përforcimeve, kishte nevojë edhe për një mbrojtës me shumë përvojë dhe si duket këtu edhe kompletohet mozaiku i këtij afati kalimtar të skuadrës bardhekaltër.

Sponsori i ri i Shkupit, z. Shefshet Demiri është përkujdesur për të gjitha kërkesat e ekipit dhe tani më pritet që nga dita e nesërme ekipi edhe të fillojë të jep frytet e veta, ndërsa sigurisht se kjo pritet të ndodhë kur skuadra të kompletohet edhe me prurjet e fundit Emre Can dhe Toni Tipuriç.

Mbrojtësi 27 vjeçar ka rrëfyer për përshtypjet e tija të para, pas arritjes nga Viena në Shkup.

“Pritja e parë ishte shumë e ngrohtë për mua, pasi arrita në aeroportin e Shkupit kisha mikëpritje familjare nga miq dhe anëtar të klubit. Ardhja ime te Shkupi lidhet me synimet që ka klubi, mësova se është një nga skuadrat me shumë traditë dhe tifoz të flaktë, këto janë arsyet që më tërheqin. Shpresoj të arrijmë synimin kryesor dhe të dalim në arenën ndërkombëtare. Do të jap gjithçka nga vetja, sigurisht se me përvojën time do mundohem që së bashku me futbollistët tjerë ta ndihmoj klubin. Falënderoj edhe njëherë kryesin e klubit dhe miqtë e mi të ngushtë të agjencionit “N11” që më dhanë këtë mundësi.

Tipuriç nuk do të ketë të drejtë loje në duelin ndaj Akademija Pandev, ndërsa nga nesër ai do të fillojë të stërvitet, që në ndeshjet e radhës të jetë gati për lojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test