“Jemi në Champions League dhe duam ta fitojmë. Do të ishte një ëndërr e bërë realitet, një ëndërr që e kam pasur që në fillimet e karrierës sime“.
Douglas Costa beson që Juventusi mund ta fitojë Ligën e Kampionëve.
Gjithsesi, ai pret sfidë të vështirë ndaj Tottenhamit.
“Jemi në Champions League dhe duam ta fitojmë. Do të ishte një ëndërr e bërë realitet, një ëndërr që e kam pasur që në fillimet e karrierës sime“, deklaroi Costa.
“Tottenham ka shumë kualitet, do të jetë një sfidë e bukur. Ata po luajnë shumë mirë në Premier League dhe në Champions League“.