Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy është shprehur kundër transferimit të Neymarit në Real Madrid
Që një kohë të gjatë sulmuesi braziliani i PSG-së, Neymar është i lidhur me një kalim të mundshëm në Real Madrid, por jo të gjithë duan ta shohin atë në Santiago Bernabeu.
Një prej tyre është edhe kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, i cili nuk dëshiron t’ia shoh brazilianit fanellën e bardhë.
“Neymar në Real? Jo, Nuk do të doja ta shija Neymarin me fanellën e bardhë të Madridit”, tha shkurt Rajoy për AS.
Neymar nesër do të luajë në Santiago Bernabeu, por kundër Realit në kuadër të Ligës së Kampionëve.