BBC apo MCN? Cila treshe është më e fortë?

Futboll

BBC apo MCN? Cila treshe është më e fortë?

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 15:31
Treshja

Treshet si BBC dhe MCN i fusin frikë të madhe mbrojtjeve rivale, ndërkohë që nesër do të zhvillohet një betejë madhështore mes këtyre dy tresheve sulmuese në një duel intensiv në Ligë të Kampionëve.

Por, cila treshe do ta udhëheqë skuadrën e vet drejt triumfit evropian?

Sulmuesit e Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, Edinson Cavani dhe Neymar e sundojnë Ligën 1 të Francës dhe e kanë terrorizuar Evropën këtë sezon.

Ama ata nuk janë të vetëm.

Real Madridi u ka shkaktuar ankthe mbrojtjeve rivale sapo ato e kanë dëgjuar emrat e Karim Benzemas, Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldos.

Rekordi i golave të shënuara nga MCN

2017/18 – 71 gola (Cavani 28, Neymar 28, Mbappe 15)

Rekordi i golave të shënuara nga BBC

2013/14 – 59 gola (Cristiano 33, Benzema 15, Bale 11)

2014/15 – 76 gola (Cristiano 43, Benzema 17, Bale 16)

2015/16 – 77 gola (Cristiano 40, Benzema 23, Bale 14)

2016/17 – 47 gola (Cristiano 25, Benzema 13, Bale 9)

2017/18 – 40 gola (Cristiano 24, Benzema 7, Bale 9)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat