Zidane flet për Paris Saint Germain

Futboll

Zidane flet për Paris Saint Germain

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 15:06
Zidane

Zinedine Zidane u shfaq para mediave në “Valdebebas”, në pritje të ndeshjes jetike, që Real Madridi do të luajë të mërkurën kundër PSG-së.

Me çfarë mentaliteti do të përballet ekipi juaj me Champions-in?
Së pari, le të mendojmë për nesër. Ky raund eliminator është 180 minuta, ose më shumë, por gjëja e parë është që të përqendrohemi në atë që na pret nesër. Dhe asgjë më shumë.

Çfarë mendoni për këtë ndeshje dhe për këtë rival?
Nuk do të ndryshojmë atë që njerëzit mendojnë për ne. Unë përpiqem të punoj me atë që më pëlqen shumë, sepse është pasioni im. Unë përpiqem të përcjell shumë gjëra, nuk kam për të provuar asgjë. Unë jam i interesuar të luaj një lojë të mirë dhe jo gjithçka që mund të thuhet për mua, ose për ekipin. Kundër PSG-së, është e vërtetë se, duke qenë nga Marseja, mund të ketë një rivalitet historik, por tani luan Real Madridi kundër PSG-së. Mendoj se do të jetë një lojë e madhe kundër një kundërshtari shumë të vështirë, që do të na vërë në vështirësi.

Nëse BBC është mirë, do të luajë, apo nuk është e panegociueshme?
Unë jam i interesuar të shoh ekipin tim, sot, në stërvitjen e fundit. Gjithkush është i përfshirë në lojë. Pastaj, do të shohim se si do ta fillojmë lojën. Gjëja e rëndësishme është ajo që ne do të bëjmë, ajo që duam të bëjmë.

Çfarë ndjesie keni para kësaj ndeshjeje?
Jam shumë i lumtur që mund ta luaj këtë lloj ndeshjeje. Tani për tani nuk ka presion të veçantë. Ne e kemi përgatitur javën tonë si gjithmonë. Eshtë e vërtetë se gjithmonë do të ketë presion, por kjo është diçka e zakonshme. Do të kënaqem, siç e kam thënë, gjithmonë.

Guti tha se dëshiron që ju të vazhdoni, por nëse Florentino Perez e propozon si trajner të Reealit, ai do të thoshte “po”. A e shihni atë si pasuesin tuaj?
Po, edhe unë e shoh atë duke trajnuar. Ai po përgatitet që një ditë të stërvitë Realin. Mund të jetë dhe e shoh mirë. Nuk e shoh, siç mund të mendojë një trajner, me një sy të keq. Ai është një djalë nga ky klub, ndaj një ditë, pse jo, ta realizojë ëndrrën e tij.

Pse kjo lojë është më e veçantë? Si e shihni të ardhmen tuaj?
Nuk mendoj për të ardhmen time, mendoj për lojën dhe kjo është ajo për të cilën përqëndrohem. Pjesën tjetër nuk mund ta kontrollojmë. Ajo që unë mund të kontrolloj është ajo që ne do të bëjmë në këtë ndeshje. Për pjesën tjetër do të shohim. Ajo që më intereson është se të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme, e ardhmja ime nuk ka rëndësi për mua.

A është kjo, finalja me më shumë presion për ju?
Nuk është një finale për mua, është një ndeshje e Ligës së Kampionëve. Ajo që duhet të bëjmë është të luajmë mirë. Nëse e bëjmë këtë, kemi shumë mundësi. Pjesa tjetër, nuk mendoj se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen.

Diferenca mes Neymar dhe Cristiano Ronaldos?
Ata janë dy lojtarë të mëdhenj, por nesër luan Real Madrid-PSG, jo Neymar kundër Ronaldos. Cristiano ka arritur gjëra të jashtëzakonshme, pesë “Topa të Artë”. Unë nuk do t’i krahasoj ato tani. Ajo që them për Neymar është se çdo gjë që bën tashmë e dimë. Ai është një lojtar, i cili ka shumë cilësi, mund të bëjë ndryshimin. Ajo që duam të shohim nuk është një duel mes tyre, por mes dy ekipeve.

Sistemi juaj i lojës në këtë ndeshje…
Unë nuk do t’ju them asgjë për këtë. Ajo që mund të nënvizoj është se rezultati nuk varet tërësisht nga ky fakt. Vendimi do të merret nga unë, por gjëja e rëndësishme është ajo që lojtarët do të bëjnë në fushë.

A do të ketë një plan personal për Neymar?
Nuk e di nëse duhet t’ju përgjigjem. Unë kam për t’i mbajtur gjërat për vete, më vjen keq. Do ta shihni nesër.

Real Madridi, a është favorit?
Shanset do të jenë 50% me 50%, si gjithmonë. Çdo ekip ka shanset e tij për t’u kualifikuar. Çdokush mund të thotë çfarë mendon, por për mua është 50%.

A keni më shumë presion, ngaqë Champions-i është kompeticioni i vetëm që shpëton sezonin?
Nuk kemi asnjë presion. Jemi të lumtur të jemi në gjendje të përjetojmë këto lojëra.

Benzema dhe tifozët…
Tifozët tanë duan që ne të jemi në më të mirën. Ata gjithmonë do të jenë me ne. E njëjta gjë kur situata bëhet e ndërlikuar, por nesër kemi një tjetër ndeshje dhe çfarë do të bëjmë është të japim gjithçka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat