Sekretari i parë i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës (1991-1995), Sejdi Mërkoja dhe ish gjyqtari i futbollit, Ismajl Kasumi, thonë se, sipas shumë figurave futbollistike të asaj kohe, Stadiumi i Prishtinës meriton të emërtohet me emrin e ikonës së futbollit Burim Hatipi. Ata këtë e kanë thënë në emisionin e gazetarit Avni Shabani e Qeqa Krelanit.
Ndryshe, i ndjeri Hatipi ka qenë futbollist dhe trajner i dëshmuar i Prishtinës dhe gazetar i spikatur.