Sekretari i parë i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës (1991-1995), Sejdi Mërkoja, tregon momente interesante kur udhëtonin jashtë vendit për t’i zhvilluar ndeshjet me kombëtaren e Kosovës, në kohën e okupimit. “Pas organizimit të Ligës së Pavarur të Futbollit të Kosovës, edhe Përfaqësuesja e Kosovës zhvillon ndeshjen e pare me 5 Prill 92' në Tetovë. Gjyqtarë kryesorë është Shinasi Berisha. Derisa djemtë ktheheshin në Kosovë, policia serbe ndalon autobusin dhe fillon të provokojë e ofendojë Përfaqësuesen. Njëri nga serbët i drejtohet futbollistit, Skënder Shengyli duke i kërkuar armë. Shengyli nxjerr topin dhe i përgjigjet që arma e vetme e tyre është topi”, ka thënë Mërkoja në Radio Kosovë.