Mason tregon arsyen e pensionimit, ka një mesazh emocionues

Futboll

Mason tregon arsyen e pensionimit, ka një mesazh emocionues

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 13:17
Ryan Mason

Ryan Mason, futbollisti anglez është pensionuar nga futbolli në moshën 26-vjeçare.

Ish-lojtari i Tottenhamit dhe Hull Cityt pësoi një lëndim të rëndë në ndeshjen e 22 janarit, kundër Chelseat.

Ai edhe zyrtarisht ka dhënë dorëheqje nga futbolli, ndërsa më poshtë mund ta lexoni testamentin e tij të plotë:

Unë u largova nga futbolli me këshillë mjekësore të specializuar. Kam punuar pa pushim në mënyre që të jem në gjendje t’i rikthehem fushës. Për fat të keq, pasi kam marr këshilla nga ekspertët mjekësor, tani nuk kam asnjë mundësi, por të tërhiqem për shkak të rreziqeve që kanë të bëjnë me natyrën e dëmtimit tim.

Unë jam gjithmonë dhe do të jem përjetësisht mirënjohës për rrjetin e pabesueshme të njerëzve përreth meje, të cilët më kanë ndihmuar të shërohem nga ku lëndim i rrezikshëm i vitit 2017. Faleminderit për të fejuarën time, Rachel e cila ka qenë afër meje në çdo sekondë.

Unë dua t’i falënderoj të gjithë klubin e Hull Cityt, sidomos Doc Mark Waller dhe të gjithë ekipin mjekësor që më ndihmuan që unë të shërohem.

Ka shumë emra për të përmendur kur flasim për Tottenham Hotspur, por dua të them një falënderim të veçantë për John McDermott, Faffer dhe të gjithë në Spurs.

Unë jam duke u larguar me kokën lartë. Ndihem i kënaqur duke ditur se jetën ia kam kushtuar futbollit. Unë e dua futbollin dhe gjithmonë do të jem i pranishëm aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat