Berisha asistoi, Melbourne barazoi në Champions League

Futboll

Berisha asistoi, Melbourne barazoi në Champions League

Nga: Kemajl Goca Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 12:23
Besart Berisha

Sulmuesi nga Kosova, Besart Berisha, me ekipin e Melbourne Victory startuan me barazimin në fazën e grupeve të Champions League e Azisë. 

Melbourne Victory barazoi me rezultat 3:3 me Ulsan Hyundai nga Koreja e Jugut, në ndeshjen e parë të grupit F. Në stadiumin “AAMI Park” në Melbourne, në një atmosferë të mirë sportive, u shënuan gjithsej gjashtë gola.

Për Melbourne Victory realizuan George (26' e 37'), Williams (54') dhe për mysafirët: Orsic (24' e 51') dhe Windbichler (34'). Berisha asistoi në golin e dytë pikërisht në minutën e 37-të, ndërsa u zëvendësua në minutën e 72-të nga Athiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat