Tirana grumbullohet në kryeqytet

Futboll

Tirana grumbullohet në kryeqytet

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 12:05
Tirana grumbullohet në kryeqytet

Tirana është grumbulluar që mbrëmjen e djeshme. Në vigjilje të përballjes me Kukësin, skuadra kryeqytetase ka zgjedhur një prej hoteleve në Tiranë për të qëndruar në grumbullim 48 orë përpara takimit me verilindorët.

Pasditja e djeshme ka qenë orari kur skuadra bardheblu është grumbulluar në hotel, teksa sot do të zhvillojë përgatitjet e fundit në “Skënder Halili” përpara se të udhëtojë drejt Kukësit. Pas seancës së fundit stërvitore, sot skuadra bardheblu pritet që të lërë kryeqytetin për të udhëtuar në Kukës, për të pritur atje sfidën e nesërme ndaj Kukësit, e vlefshme për 90 minutat e kthimit në Kupën e Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat