Barcelona varet nga Messi

Futboll

Barcelona varet nga Messi

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 12:03
Messi e Rakitiç

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitiç, emëroi bashkëlojtarin e ekipit, Lionel Messi, si më të mirin në histori. Messi, 30 vjeç, është padyshim lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, pasi ka fituar pesë herë “Topin e Artë” dhe shumë trofe të tjerë në ekip, duke përfshirë tetë kurora të La Liga-s dhe katër Liga Kampionësh.

Rakitiç e lavdëroi shokun e tij të Barçës, duke thënë se argjentinasi ndërkombëtar mund të kthejë fatin e një loje në çdo moment. “Ai është referimi, loja jonë varet shumë prej tij. Messi nuk ka nevojë të flasë për t’u kuptuar, një gjest është i mjaftueshëm, – tha kroati për “Antena 3”. Leo është më i miri në histori, i aftë për ta kthyer ndeshjen në një sekondë. Eshtë maksimalisht i karikuar, sepse e di që të gjithë shohin atë”.
Rakitiç arriti në Barcelonë nga Sevilla në vitin 2014 dhe i ka ndihmuar gjigantët spanjollë të fitojnë dy kurora të La Liga-s dhe një titull të Ligës së Kampionëve.
Mesfushori i Kroacisë tha se Messi luajti një rol kyç në ndihmën që të ambientohet në “Camp Nou”: “Ai ishte një nga të parët, që më mbështeti kur erdha. Përherë më pyeste nëse kisha nevojë për diçka. Ai është një person krejt i veçantë nga të tjerët”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat