Dortmundi përgatit ofertë për yllin e Chelseat

Futboll

Dortmundi përgatit ofertë për yllin e Chelseat

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 10:51
Michy Batshuayi

Borussia Dortmundi do të tentojë të nënshkruajë marrëveshje permanente me sulmuesin e Chelseat, Michy Batshuayi, gjatë verës, sipas Evening Standard.

Batshuayi, i cili ua huazua nga Chelsea te gjiganti gjerman gjatë janarit, ka mahnitur në dy ndeshjet e tij të para në Bundesligë duke i shënuar plot tri gola.

Dortmundi nuk ka opsion për ta blerë atë në kuadër të marrëveshjes me Chelsean për huazimin e tij.

Megjithatë, klubi gjerman do të tentojë ta negociojë çmimin e tij me “Të kaltrit”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat