“Neymar do ta fitojë Topin e Artë, e kishte të vështirë në Barcelonë me Messin”

Futboll

“Neymar do ta fitojë Topin e Artë, e kishte të vështirë në Barcelonë me Messin”

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 19:30
Neymar

Baptista thotë se Neymari do ta fitojë Topin e Artë te PSG-ja, diçka që nuk do ta kishte arritur te Barcelona – jo në një ekip me Leo Messin.

Ish lojtari i Real Madridit dhe Brazilit tashmë në pension, Julio Baptista, mendon se Neymari u largua nga Barcelona për ta fituar Topin e Artë, çmim të cilin nuk do të kishte mundur ta ngritë në qiell në një skuadër me Lionel Messin.

Neymar u transferua gjatë verës nga Barcelona te PSG-ja për shifër rekord, 222 milionë euro. Ai deri më tani ka realizuar 28 gola në 27 paraqitje me ekipin francez.

“Unë nuk kam thënë se lojtarët e mirë nuk mund të luajnë së bashku, por ai dëshiron të jetë më i miri dhe nga pikëpamja ime nuk mund të jetë në Barcelonë. Të ndash një ekip me Messin është shumë e vështirë për ta fituar Topin e Artë”, u shpreh Baptista.

“Në París Saint-Germain është më ndryshe, është protagonist dhe ka shanse ta fitojë Topin e Artë, sidomos nëse PSG-ja e fiton Championsin”, shtoi braziliani. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat