Pochettino kërkon fitore ndaj Juventusit

Futboll

Pochettino kërkon fitore ndaj Juventusit

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 19:07
Maurcio Pochettino

Maurcio Pochettino është paraqitur në konferencën për shtyp para ndeshjes Juventus – Tottenhem.

Nesër (e martë), nga ora 20:45, ‘Zonja e Vjetër’ pret Tottenhamin për ndeshjen e vlefshme për 1/16 të Ligës së Kampionëve.

“Juventusi ka një përvojë të madhe dhe ne duhet të arrijmë nivelin e tyre me motivim, energji dhe dëshirë për të konkurruar”, ka deklaruar trajneri i Tottenamit, Mauricio Pochettino.

“Ne do të jemi të guximshëm, do të përpiqemi të fitojmë. Ne duhet të jemi të lirë në fushë dhe me ide të qartë. Është një lojë që duhet ta shijojmë”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat