Përkrah Ronaldos ose zëvendësues i CR7: Formacioni i Real Madridit me Neymarin

Futboll

Përkrah Ronaldos ose zëvendësues i CR7: Formacioni i Real Madridit me Neymarin

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 18:55
Neymar

Thashethemet vazhdojnë për lëvizjen e Neymarit nga Parisi në Madrid, te Reali. Për këtë, Goal ka bërë disa formacione të mundshme se si do të dukej 11-shja e Los Blancos me brazilianin.

Së fundmi janë dy kapitenët që kanë folur për këtë çështje, njëri i PSG-së e tjetri i Real Madridit – Thiago Silva dhe Marcelo.

Silva tha se nuk i takon atij të flasë për këtë temë, duke shpresuar se Neymari do të vazhdojë të qëndrojë te PSG-ja edhe pas përfundimit të këtij edicioni.

Në anën tjetër, kapiteni i Los Blancos, Marcelo, tha se i transferuari në PSG për 222 milionë euro, Neymar – do ta veshë një ditë fanellën e Realit.

“Ai do ta veshë një ditë fanellën e Realit”, tha mbrojtësi i Brazilit, ndërsa kur u pyet nëse do të përshtatet, ai u përgjigj: “Po, do të përshtatej, sigurt”.

Kështu, Goal ka bërë disa formacione të mundshme se si do të dukej 11-shja startuese e Realit nëse gjatë verës e transferon 26 vjeçarin brazilian.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat