Vidal: Nuk mendoj për një ndryshim ambienti

Futboll

Vidal: Nuk mendoj për një ndryshim ambienti

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 18:27
Vidal: Nuk mendoj për një ndryshim ambienti

Arturo Vidal pranon se do ta mirëpriste mundësinë për të nënshkruar një kontratë të re me Bayern Munihun, edhe pse ka shumë zëra për një lëvizje të tij të mundshme te Chelsea. Vidal i tha “Sport1”: “Unë luaj në këtë ekip për një arsye dhe sigurisht jam një nga më të mirët në botë në pozicionin tim. Nuk mendoj për një ndryshim ambienti, ndihem shumë mirë këtu. Natyrisht, do të doja ta zgjeroja kontratën. Ky është një opsion dhe fëmijët e mi janë shumë të lumtur këtu. Është e qartë që ndihem shumë mirë, veçanërisht fizikisht, dhe nuk kam probleme me lëndimet, gjë që më ndihmon”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat