Zbulohet misteri i mungesës së Sadikut te Levante

Futboll

Zbulohet misteri i mungesës së Sadikut te Levante

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 14:08
Armando Sadiku

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku javë më parë iu bashkua skuadrës spanjolle, Levante

Që prej transferimit në Levante, Armando Sadiku jo vetëm që nuk ka luajtur asnjë ndeshje, por ai nuk ka qenë as në bankën rezervë, duke shikuar ndeshjet e skuadrës së tij ndaj Real Madrid dhe Velancia nga tribuna.

Fillimisht ishte menduar se Sadiku po lihej anash nga trajneri, por kjo duket se nuk është e vërtetë.

Sipas Panorama Sport, lojtari është i lënduar dhe i duhet të pres edhe 10 ditë të tjera për te debutuar me Levanten.

Saduiku vuan nga një dëmtim në gju dhe pasi të shërohet pritet të debutojë me skuadrën spanjolle.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat