Juventus-Tottenham, ja formacionet e mundshme të skuadrave

Futboll

Juventus-Tottenham, ja formacionet e mundshme të skuadrave

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 12:55
Futbollistët e Juventusit

Në “Allianz Stadium” do të luhet akti i parë i ndeshjes mes Juventusit dhe Tottenhamit, i vlefshëm për 1/8 finale të Ligës së Kampionëve. Ky ballafaqim do të drejtohet nga gjermani Brych, i cili ka qenë arbitri i finales së vitit të kaluar në Cardiff, e humbur nga bardhezinjtë kundër Real Madridit. Juventus-Tottenham do të luhet në Torino, të martën, më 13 shkurt, ora 20:45. Parashikohet që Allegri të aplikojë modulin 4-3-3, por me disa ndryshime në krahasim me transfertën e fundit në Firence. Në krahun e djathtë, mbrojtësi De Sciglio është i favorizuar para Lichtsteiner, ndërsa në “trident” duhet rifituar një vend, duke filluar në kurriz të Bernardeschi dhe Douglas Costa. Në mes të fushës, Bentancur dhe Sturaro luajnë për një fanellë, ndërsa konfirmimi i Marchisio është i vështirë. Pochettino duhet të vendosë 11-shin që mundi Arsenalin në derbin e Londrës së Veriut. Alderweireld dhe Rose në dyshim: në vendin e tyre do të jetë Sanchez dhe Davies, në mbrojtje. Dier dhe Dembele do të jenë dy “filtrat” e përparme, në mes të mbrojtjes. Në fazën ofensive, si zakonisht, Tottenham pritet të luajë me katër: Bir, Eriksen dhe Alli, prapa Kane, me Lamela të gatshëm për të marrë përsipër detyra në këtë funksion.

Formacionet e mundshme:

JUVENTUS (4-3-3): Buffon; De Sciglio, Benatia, Chiellini, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Bentancur; Douglas Costa, Higuain, Mandzukic.
TOTTENHAM (4-2-3-1): Lloris; Trippier, Sanchez, Vertonghen, Davies; Dier, Dembele; Eriksen, Alli, Son; Kane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat