Salah barazon rekordin e Premierligës me golin e tij të fundit ndaj Southamptonit

Futboll

Salah barazon rekordin e Premierligës me golin e tij të fundit ndaj Southamptonit

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 09:10
Mohamed Salah

Superylli egjiptias, Mohamed Salah, nuk mund të mungonte në listën e golashënuesve në fitoren prej 0 me 2 ndaj Southamptonit në takimin që u zhvillua dje.

Egjiptiani me golin e tij pak para përfundimit të pjesës së parë arriti në shifrën e 22 golave në këtë sezon të Premierligës.

Ai kombinoi me brazilianin, Roberto Firminio, i cili bëri asistimin e vitit.

Me këtë gol Salah ka barazuar një rekord të Premierligës.

Tashmë, ai ka shënuar 19 gola me këmbën e majtë, duke u barazuar me legjendën e Liverpoolit, Robbie Foëler, i cili kishte shënuar po këtë numër të golave në sezonin 1994/95.

Ai po ashtu ka vendosur një tjetër rekord, duke u përshfirë më së shumti në golat e shënuar të Liverpoolit, në sezonin debutues, duke shënuar 22 gola dhe shtatë asistime.

Me këtë formë që është duke e pasur, sigurisht se Salah do të thyej edhe rekorde tjera.

Vlen të theksojmë se Mohamed Salah në Liverpool u transferua gjatë afatit kalimtar të verës nga Roma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat