Spalletti: Fillimi i sezonit na bëri me pritshmëri të mëdha, Karamoh bëri mirë

Futboll

Spalletti: Fillimi i sezonit na bëri me pritshmëri të mëdha, Karamoh bëri mirë

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 00:02
Luciano Spalletti

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka folur pas fitores 2-1 ndaj Bolognas, gjë që erdhi pas një formacioni pak më ndryshe nga tekniku italian.

58-vjeçari e pranoi se nga rezultatet në fillim sezoni pritshmëritë u rritën dhe kjo paksa sa kishte vështirësuar gjërat, por në fund ai është i lumtur që kaloi Lazion për vendin e tretë.

“Tejkalimi i këtyre momenteve nuk është aspak i lehtë. Filluam sezonin shumë fuqishëm me një ecuri të madhe rezultatesh dhe kështu pritshmëritë ishin ngritur”, ka thënë Spalletti për Mediaset Premium.

“Sot kemi bërë mirë. Kaluam në epërsi, por kishte një gabim te goli i barazimit dhe ishim afër mallkimit të ndeshjeve të kaluara.

“Kishim një pjesë të dytë të mirë, por nuk shfrytëzuam në maksimum mundësinë numerike në fushë. Duke marrë parasysh situatën, ishim të jashtëzakonshëm”.

Spalletti befasoi të gjithë duke lënë në bankë rezervë Antonio Candrevan dhe në vend të tij futi anësorin Yann Karamoh, por 19-vjeçari në fund shënoi golin e fitores duke treguar kështu kualitetet e tij.

“Ai bëri shumë mirë, ka qetësi dhe teknikë të lëvizë gjërat. Shënoi një gol fantastik”, ka shtuar italiani.

Ndeshja e ardhshme e klubit nga Milano është ndaj Genoas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat