“Salah, në të njëjtin nivel me Messi dhe Ronaldo”

Futboll

“Salah, në të njëjtin nivel me Messi dhe Ronaldo”

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 18:40
Mohamed Salah

Lojtarët më të mëdhenj të dalë nga Afrika kanë vendosur Mo Salah në të njëjtin nivel me Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Sulmuesi i Liverpool ishte një pikëpyetje e madhe kur mbërriti në Anflied.

Por forma e tij fantastike – me 21 gola në Premier League këtë sezon – ka bërë që legjenda të futbollit afrikan si Drogba, Eto’o dhe Diouf ta krahasojnë me më të mirët.

“Ai ka qenë një nga lojtarët më të mirë në botë këtë sezon.

“Paraqitja e tij për Liverpool ka qenë e madhe dhe është diçka e bukur kur sheh një afrikan në atë nivel aq të lartë,” shprehet Eto’o.

“Ai e meriton çmimin e lojtarit të vitit afrikan dhe shpresoj të ketë edhe shumë vite të tjera si ky.”

Salah, 25 vjeç, u duk sikur nuk do të rikthehet më në Premier League pas largimit nga Chelsea.

Ai u huazua te Fiorentina dhe Roma dhe kishte dyshime kur Të Kuqtë harxhuan 40 mln euro për të në verë.

Por ai i ka vërtetuar të gjithëve se sa vlen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat