Humbje e rëndë e Manchester Utd

Futboll

Humbje e rëndë e Manchester Utd

Nga: K.Goca Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 17:08
Ilustrim

Skuadra e Manchester Utd befasoi me humbje me rezultat 1:0 nga Newcastle, në ndeshjen e javës së 27-të në Premier League. Newcastle u dëshmua skuadër e fortë dhe ndali tri pikë domethënëse, kurse Manchester Utd rrezikon shumë, sepse kjo humbje nuk i jep qetësi në vazhdim të kampionatit. Në minutën e 65-të, Matt Ritchie mbetet pambuluar nga mbrojtja rivale dhe me goditje të fortë e të saktë siguroi fitoren e skuadrës së tij. Manchester Utd është në vend të dytë me 56 pikë, kurse Newcastle është i 13-ti me 28 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat