Interi i kthehet fitoreve, Udinese e Behramit zhgënjen

Futboll

Interi i kthehet fitoreve, Udinese e Behramit zhgënjen

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 16:56
Brozoviç i Interit

Pas nëntë javëve vuajtje, Interi më në fund iu kthehet fitoreve në Serie A. Skuadra e Interit si vendas e mposhti me rezultat 2:1 Bologna-n e Blerim Xhemailit. Fitore e madhe dhe që nuk matet as me ari për zikaltrit. Në minutën e 2-të, Eder hapi serinë e golave, por epërsia e zikaltërve nuk zgjati aq shumë, kur Palacio barazoi rezultatin 1:1 në minutën e 25-të. Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 63-të, Karamoh nga rreth 20 metra shënoi gol të bukur dhe për fitoren 2:1. Pas pesë minutave Mbaye i Bologna-s u përjashtua nga loja pas dy të verdhëve dhe ia lehtësoi punën edhe më shumë Interit. Xhemaili luajti standard, por nuk arritën të dalin të pamposhtur. Bologna është në vend të 13-të me 27 pikë, kurse Interi ngjitet në pozitën e tretë me 48 sosh pas 24 jave. Valon Behrami me Udinesen zhgënjyen, ku pësuan humbje me 2:0 nga Torino. Behrami luajti deri në minutën e 67-të, por hasën në lojë të fortë të vendasve. Nkoulou (32') e Belotti (66') shënuan për fitoren e Torinos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat