Krasniqi pak minuta për fitoren e Luganos, Baseli i Xhakës me tri pikë

Futboll

Krasniqi pak minuta për fitoren e Luganos, Baseli i Xhakës me tri pikë

Nga: K.Goca Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 16:35
Lojtarët e Baselit

Jetmir Krasniqi luajti në tre minutat e fundit për fitoren e Luganos me rezultat 1:0 kundër Sionit të Ermir Lenjanit dhe Pajtim Kasamit. Gerndt në minutën e 14-të i siguroi fitoren Luganos. Lenjani në minutën e 57-të u ndëshkua me karton të verdhë dhe tetë minuta më vonë u zëvendësua. Lugano ngjitet në pozitën e pestë me 28 pikë, ndërsa Sioni është i fundit me 17 sosh pas 21 jave në Kampionatin e Zvicrës.

Taulant Xhaka kontribuoi në fitoren e Baselit me rezultat 2:0 kundër Thunit vendas. Xhaka luajti standard, duke u angazhuar maksimalisht në këtë triumf të madh dhe vazhdojnë hapin në luftë për titullin e kampionit. Oberlin në minutën e 42-të dhe Bua në atë të 90-tën shënuan për fitoren e madhe. Baseli është në vend të dytë me 41 pikë, kurse Thun i teti me 24 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat