Sherr me shumicën e kolegëve

Futboll

Sherr me shumicën e kolegëve

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 16:24
Mourinho e Wenger

Skuadra e Manchester United do të luajë sot në fushën e Newcastle sfidën e radhës në Premier League, një përballje që konsiderohet e lehtë për “djajtë e kuq”. Pak orë para sfidës, deklarata e trajnerit portugez Jose Mourinho ka befasuar të gjithë, duke e konsideruar veten si trajnerin më të sjellshëm në Premier League. Edhe pse ai debaton shpesh me kolegët e tij, duke kujtuar polemikat e fundit me Antonio Conte, ai shprehet se është i sjellshëm, por pranon se nuk është ende i “përkryer”.

“Unë jam i bindur se këtë sezon do të fitoj trofeun e trajnerit më të sjellshëm në fushën e lojës. jam serioz kur e them këtë gjë”, u shpreh Jose Mourinho. “Jepen kaq shumë çmime gjatë një jave dhe një muaji në Premier për lojtarë e trajnerë, ndaj mendoj se ata duhet të japin edhe një çmim në fund të sezonit për trajnerin më korrekt në fushën e lojës. Dhe për këtë duhet të votojnë gjyqtarët e katërt. Unë jam i sigurt se do ta fitoja këtë çmim, pasi nuk kam krijuar asnjë problem ndaj gjyqtarit”, tha Mourinho.

“E kam përgatitur veten për të qenë i qetë dhe jam i lumtur për këtë gjë. Kam marrë vetëm një karton të kuq ndaj Southampton, pasi shkela me njërën këmbë në fushë dhe gjyqtari më largoi. Në një ndeshje edhe mund të ndodhë që të humbas kontrollin, pasi nuk jam i përkryer. Nuk do të shkoj nga “i keqi” tek “i përkryeri”, por po përpiqem dhe jam i lumtur që kam bërë progres në këtë drejtim. Po kuptoj gjithnjë e më shumë që kjo është një kulturë e futbollit në Angli dhe kjo më pëlqen”, tha Mourinho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat