Berisha shënon, trondit Austrinë!

Futboll

Berisha shënon, trondit Austrinë!

Nga: Kemajl Goca Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 14:34
Mërgim Berisha gjatë një veprimit

Sulmuesi i talentuar nga Kosova, Mërgim Berisha, tronditi ekipin e Austrisë nga Vjena. Futbollisti Berisha me LASK-un si mysafirë shënuan fitore me rezultat 3:1 kundër Austrisë, në ndeshjen e javës së 22-të. Berisha futet në lojë në minutën e 71-të, nëntë minuta më vonë nga rreth 10 metra shkundi portën e vendasve për rezultatin 1:2. Thomas Goiginger (36’), Mërgim Berisha (80’) e Felix Luckeneder (89’) shënuan për LASK-un dhe Felipe Pires (15’) për Austrinë.  LASK është në vend të katërt me 33 pikë, gjashtë më shumë se Austria që renditet në pozitën e pestë në klasifikim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat