Ylli nga Kosova lojtar i ndeshjes në Angli

Futboll

Ylli nga Kosova lojtar i ndeshjes në Angli

Nga: Kemajl Goca Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 13:22
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri me shokë fati nuk iu buzëqeshi që t’i ndalin tri pikë në konakun e tyre. Stoke Cityt barazoi me rezultat 1:1 në ballafaqim me Brightonin, në ndeshjen e javës së 27-të të Premier Leagues. Sipas tabloidit britanik, Shaqiri është lojtar i ndeshjes. Ylli nga Kosova u vlerësua me notën 7.5.  Shaqiri shënoi goli të bukur nga rreth 20 metra kur barazoi rezultatin në minutën e 68-të, ndërsa për mysafirët kishte realizuar Izquierdo (32’). Në fund të sfidës, Adam dështoi nga penalltia, gjuajtjen e të cilit e priti portieri Ryan. Brighton është në vend të 13-të me 28 pikë, ka tri më se Stoke që mban pozitën e 18-të.

Image

Nota e lojtarëve, Stoke (4-1-4-1): Butland 6.5; Bauer 6, Shawcross 6.5, Zouma 6, Pieters 6; Fletcher 5 (Berahino 45, 6); Shaqiri 7.5, Allen 6, Ndiaye 7 (Adam 79, 5), Choupo-Moting 5.5 (Jese 62, 5); Diouf 5.5.

Brighton (4-4-2): Ryan 7; Schelotto 6, Duffy 6.5, Dunk 7, Bong 6; March 6 (Knockaert 86), Stephens 6.5, Propper 6.5, Izquierdo 7; Gross 6 (Kayal 78, 5), Murray 6 (Ulloa 71, 5.5).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat