Inter kthen sytë nga e ardhmja, kërkon talentin e Udinese

Futboll

Inter kthen sytë nga e ardhmja, kërkon talentin e Udinese

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 06:57
Seko Fofana

Inter po përgatitet për një ndryshim të rëndësishëm të brezit të futbollistëve në sezonin e ardhshëm.

Pasi ka dhënë sinjalin e parë konkret me blerjen e sulmuesit argjentinas, Lautaro Martinez, prej disa javësh koordinator i teknik i merkatos zikaltër, Piero Ausilio, po punon edhe për të marrë Seko Fofana, datëlindja 1995, mesfushori nga Bregu i Fildishtë me pasaportë franceze, që ka spikatur në këtë edicion të Serie A me fanellën e Udinese.

Ai është një “jolly” që mund të mbulojë disa role në mesfushë dhe zotëron një goditje të mirë nga jashtë zone. Sivjet ai ka luajtur 18 ndeshje, ndërsa në sezonin e debutimit shënoi 5 gola në 22 ndeshje.

Me pronarin e Udinese, Pozzo, Inter ka nisur bisedimet jo vetëm për Fofana, por edhe për Brozovic, i cili mund të shkojë te Watford në Premier League, ekip që ka të njëjtën pronar me Udinese. Futbollistët e rinj të talentuar Pinamonti, Emmers dhe Zaniolo mund të përdoren për shkëmbime, duke ulur çmimin. Inter po ndjek me kujdes edhe një tjetër futbollist të ri, Marcus Wendel Valle da Silva i Sporting Lisbon, datëlindja 1997.

Ndërsa në listën e lojtarëve të preferuar janë edhe Bissouma (Lille), Thomas (Atletico Madrid) dhe Cyprien (Nicce). Ndërkohë, për Stefan de Vrij duhet parë situata e tij me Lazio. Nëse nuk rinovon, zikaltërit janë gati t’i ofrojnë katër milionë euro në sezon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat