“Deja vu” Napoli-Lazio, “axurrët” rimarrin kreun me përmbysje

Futboll

“Deja vu” Napoli-Lazio, “axurrët” rimarrin kreun me përmbysje

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 23:13
Pamje nga ndeshja Napoli-Lazio

Paolo” ka patur të njëjtën histori si ajo e luajtur 20 shtatorin e kaluar në fazën e parë të kampionatit në “Olimpico”. Ajo ndeshje ka përfunduar 4-1 për Napoli-n pasi Lazio kaloi në avantazh, kjo e sotmja është mbyllur gjithashtu 4-1 dhe gjithashtu pasi Lazio ka kaluar në avantazh. Por ngjashmëritë nuk mbarojnë me kaq, duke parë se De Vrij, lojtari që zhbllokoi ndeshjen e mbrëmjes së sotme, ka qenë gjithashtu autori i golit që ka zhbllokuar takimin e katër muajve më parë dhe asisti ka ardhur në të dy ndeshjet nga Immobile.

Tri minuta i kanë mjaftuar miqve për të shënuar me holandezin, por ndryshe nga katër muaj më parë, me përmbysjen e Napoli-t që ka ardhur në pjesën e dytë, këtë herë lojtarët e Sarri-t kanë reaguar brenda 45 minutave të para dhe kanë gjetur golin e barazimit me Callejon, i cili ka mposhtur portierin Strakosha pas një pasimi të bukur të marrë nga Jorginho.

Përmbysja e vendasve është kompletuar në pjesën e dytë, në harkun e dy minutave. Wallace ka realizuar një autogol në minutën e 54-t dhe Zielinski ka devijuar në rrjetë një goditje të Rui-t dhe ka çuar shifrat në 3-1 në të 56-ën. Në minutën e 73-të Mertens (autori i golit të tretë në ndeshjen e “Olimpico”-s) ka fiksuar shifrat në 4-1. Kështu, ajo që duhej të ishte një provë e vështirë, veçanërisht pas fitores së djeshme të Juventus në fushën e Fiorentina-s, është kaluar pa shumë probleme nga Hysaj me shokë, të cilët janë kthyer të komandojnë në Serinë A me 63 pikë, një më shumë se bardhezinjtë, të cilët do të luajnë derbin kundër Torino-s javën e ardhshme, ndërsa Napoli do të presë në shtëpi Spal-in. Ndërkohë, kjo ka qenë humbja e dytë radhazi për Lazio-n që mbetet në vendin e tretë me 46 pikë, vetëm një më shumë se Inter që do të luajë nesër në shtëpi kundër Bologna-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat